Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bien depozitat në euro në nëntor, rritje e dobët dhe për kursimet në lekë

    December 30, 2024

    Nëntori nuk ka qenë shumë pozitiv për kursimet në banka, sidomos ato në valutë, që kanë rënë për të dytin muaj radhazi, ndërsa depozitat në lekë kanë shënuar një rritje fare të lehtë.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në muajin nëntor, stoku i depozitave në lekë arriti në 605.2 miliardë lekë. Në raport me muajin e mëparshëm, kursimet u rritën me 0.1%, ose 853 milionë lekë më shumë. Në krahasim me tetorin, kur kursimet në lekë u rritën me nivele rekord prej 12.6 miliardë lekë, ritmet janë ngadalësuar ndjeshëm.

    Të dhënat e detajuara tregojnë se kjo tendencë është ndikuar nga dy faktorë. Së pari kursimet e rezidentëve janë shtuar me 3.1 miliardë lekë. Në kahun e kundërt ka ndikuar sektori jo financiar publik, kursimet e të cilëve kanë rënë me rreth 3 miliardë lekë.

    Ndonëse janë në rritje, kursimet e individëve po orientohen serish drejt depozitave pa afat, duke reflektuar rënien e normave të interesit, pas politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë.

    Me bazë vjetore, kursimet në lekë janë rritur me 7%, ose 40 miliardë lekë më shumë.

    Ndryshe nga kursimet në lekë, ato në valutë kanë rënë për të dytin muaj radhazi. Në nëntor ishin të depozituara në banka 8 miliardë euro, ose 21 milionë euro më pak se muaji i mëparshëm. (“Monitor” raporton të dhënat e depozitave në valutë të shprehura në euro, për të shmangur efektin e kursit të këmbimit).

    Me bazë vjetore, kursimet në euro janë rritur me 10%, ose 724 milionë euro më shumë. Ritmet e rritjes së depozitave në euro ishin të larta në korrik gusht e shtator, duke reflektuar efektet sezonal të prurjeve të emigrantëve si dhe të të ardhurave nga turistët. Gjithsesi ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm. Një vit më parë (nëntor 2023/nëntor 2022), kursimet në euro ishin rritur me gati 1 miliardë euro./MONITOR

    Bien depozitat në euro nentor rritje e dobët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    July 20, 2026

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    July 20, 2026

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    July 20, 2026

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.