Ditën e sotme është vënë në pranga Evis Sopi.
Sopa u arrestua bashkë me 16 të tjerë, ndërsa mësohet se kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor ‘ALB Exchange’ që e përdorte edhe për të thyer kriptomonedha në paratë cash.
Sipas burimeve mësohet se Evis Sopi ka rënë në kurthin e ngritur nga agjentët.
Në subjektin e tij, “Alb Exchange” pranë “Dollarit” ka shkuar një agjent i infiltruar, i cili është interesuar për të këmbyer kriptovalut në euro cash.
Punonjësja në sportelin e Exchange, duke besuar se përballë kishte një klient të zakonshëm, i ka ofruar një numër telefoni duke e udhëzuar se duhet të komunikonte fillimisht në Whatsapp me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej sërish për të marrë paratë tek sporteli i exchange.
I infiltruari u dakordësua të kalojë 2000 USDT monedhë virtuale në adresën e kriptovalurës së subjektit me të cilin komunikoi, të cilat do të vlenin 1740 euro.
Nuk ka vonuar shumë dhe nga sporteli i Exchange e njoftuan të shkojë të tërheqë cash vlerën e dakordësuar si pasojë e këmbimit.
Burime nga prokuroria thonë se hetuesit kanë prova audio dhe video, ku faktohet se shitësja në Alb-Exhange”, ka pranuar të këmbejë në euro kriptovalutat, një proces i paligjshëm në Shqipëri.

