TIRANË– Një ndeshje plot adrenalinë dhe emocione pritet këtë fundjavë, ku Besëlidhja do të zbresë në parketin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për t’u përballur me Tiranën, në një duel që premton spektakël të vërtetë basketbolli.
Skuadra lezhjane është gati të tregojë forcën dhe karakterin e saj, pas një përgatitjeje intensive dhe me synimin për të dhuruar një performancë dinjitoze përballë një kundërshtari të fortë. Lojtarët e Besëlidhjes janë të vendosur të luftojnë për çdo top dhe të mbrojnë ngjyrat e ekipit me pasion dhe energji.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa tifozët lezhjanë janë ftuar të mbështesin ekipin e tyre nga shkallët e pallatit të sportit, duke i dhënë ndeshjes një frymë unike solidariteti dhe sportiviteti./Radar.al

