Informohu siç duhet

Besëlidhja Basket shkëlqen ndaj Pejës/ Fitore spektakolare 108-92, tre yje të rinj debutojnë me sukses

Mbrëmjen e sotme, Besëlidhja Basket regjistroi një fitore të madhe kundër ekipit të Pejës, me rezultatin 108–92, në një ndeshje plot spektakël dhe emocione.

Fitorja u ndërtua mbi punën e palodhur të skuadrës, stërvitjen e vazhdueshme dhe mbi energjinë e freskët që sollën tre afrimet e reja për këtë sezon.

Në fushë debutuan për herë të parë tre lojtarët e huaj:
Trey Edmonds, qendër nga Universiteti Minnesota Golden Gophers,
Momo Stokes, nga George Fox University,
Dalon Dean, ish-lojtar i St. Thomas Bobcats (USA).

“Super ndeshje, super fitore! Rezultati final: Besëlidhja 108 – 92 Peja”, shkroi ekipi në reagimin e tij pas fitores.

Një nisje e mbarë sezoni që tregon se Besëlidhja Basket synon të jetë një pretendent serioz këtë vit.

Exit mobile version