Site icon Informohu siç duhet

Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City? Guardiola: Nuk e di çfarë po ndodh

Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City? Guardiola: Nuk e di çfarë po ndodh

Shumë po flitet prej kohësh për largimin e Bernardo Silvas në fund të këtij sezoni nga Mançesteri. Mirëpo, trajneri i skuadrës së Sitit, Pep Guardiola, ka deklaruar se kapiteni portugez i skuadrës, nuk e ka njoftuar personalisht për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

“Nuk e di – ka thënë fillimisht Guardiola -. Para një muaji thashë se duhet të jem i pari që ai më tregon dhe deri tani nuk më ka thënë asgjë. Nuk e di nëse ka marrë vendim. I thashë me shaka që të më tregojë, sepse e meritoj, por nuk më ka thënë asgjë…. Nuk e di çfarë po ndodh”.

Fjalë këto që vijnë pasi asisten-trajneri i Pep, Lijnders, sugjeroi, pas fitores ndaj Liverpulit javën e kaluar se aventura 9-vjeçare e mesfushorit portugez në “Etihad” mund të jetë drejt fundit. Ai deklaroi se “çdo histori e bukur ka një fund” dhe shprehu shpresën për një lamtumirë të denjë, me kontratën e Silvës që përfundon në qershor. “Është kapiteni ynë dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por ai nuk më ka thënë asgjë”, kishte deklaruar më herët Guardiola.

Ndërkohë, Silva, 31 vjeç, ka qenë një figurë kyçe për Sitin që nga transferimi i tij nga skuadra francize e Monakos në vitin 2017, duke fituar disa tituj të Premier Ligës, plus edhe Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë të rëndësishëm. Nga ana e tij, Lijnders e vlerësoi atë si një lojtar “unik”, duke theksuar se është i pazëvendësueshëm në mënyrë direkte.

Ndërkaq nga ana tjetër mund të thuhet se Siti vazhdon garën për trofe në fundin e sezonit, kur të dielën pasdite do të ketë një sfidë të rëndësishme në shtëpinë e Çelsit për kampionat. Një udhëkryq me rëndësi, që do të vendosë shumë sa i takon vazhdimit të garës për titullin kampion me Arsenalin. Ndërkohë që e ardhmja e portugezit Silva mbetet një nga temat kryesore, mes interesimit nga klube si Barcelona, Juventusi, si dhe oferta të mundshme nga liga saudite dhe “Major League Soccer”

Exit mobile version