Site icon Informohu siç duhet

Berisha thirrje demokratëve për mosbindje civile: Zemërimi i qytetarëve kundër shtetit elektoral

TIRANË- Kryedemokrati  Sali Berisha ditën e sotme u ka bërë thirrje demokratëve për mosbindje civile, për shkak të përdorimit të shtetit elektoral për dhunimin e votës së shqiptarëve.

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati  Sali Berisha ditën e sotme u ka bërë thirrje demokratëve për mosbindje civile, për shkak të përdorimit të shtetit elektoral për dhunimin e votës së shqiptarëve.

“Edi Rama s’mund të grabisë kurrë këto zgjedhje, jemi përgatitur për fushatë elektorale të ndershme, të drejtë, të qartë dhe të konkurrojmë me alternative, por nëse ai shpalos shtetin elektoral dhe ne shpalosim të gjithë zemërimin e qytetarëve kundër shtetit elektoral”, deklaroi kryedemokrati.

FJALA E BERISHËS:

Përdorimi i shtetit elektoral për dhunim e votës është thirrje e brendshme për demokratët, mosbindje civile.

Edi Rama s’mund të grabisë kurrë këto zgjedhje, jemi përgatitur për fushatë elektorale të ndershme, të drejtë, të qartë dhe të konkurrojmë me alternative, por nëse ai shpalos shtetin elektoral dhe ne shpalosim të gjithë zemërimin e qytetarëve kundër shtetit elektoral.

Lubi loti është monstër e shtetit elektoral. Peshkopinë e drejtonte me Ymer Lalë, nga resorti i tij, që ia asfaltonte rrugën deri tek dera e resortit.

Tani në Fier përdor metodat e një terrorizmi të vërtetë elektoral. Të njëjtët gjë bëjnë kudo, kryetarët e bashkive kanë braktisur detyrat.

Rrinë nëpër botë nëpër fushatë elektorale, përgëzoj emigracionin që po i refuzon, as sa nuk janë në gjendje të filmojnë takimet e tyre sepse janë të dështuar atë gjitha, kryetarët e bashkive nga Saranda gjer në Kukës janë shpërndarë si terroristë elektoralë. 

Edi Rama po përdor trafikantë e oligarkë, ai i paguan takimit në Milano, këtu i jep leje ndërtimi./Radar.al 

Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëron protestën e rradhës, ja kur do të mbahet

Exit mobile version