TIRANË– Ditën e sotme Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale posterin për protestën që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë.
“Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë
16 maj, ora 17:00
Bulevardi i Ri”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se Berisha e njoftoi për protestën prej të martës së 13 Majit, gjatë një konferencë për shtyp ku bëri me dije se humbja në zgjedhje erdhi si pasojë e ndikimit të bandave dhe përdorimit të pushtetit nga socialistët.
Ish-kryeministri i quajti zgjedhjet më të grabiturat në histori, ndërsa mbi faktin se në të njëjtën ditë në Tiranë mbahet samiti i liderëve europianë, Berisha tha se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të cenojë organizimin./Radar.al

PS korri fitore/ Tik Lapaj me buzëqeshjen vesh më vesh nuk e fsheh lumturinë
Mori peng një vajzë në Tiranë dhe e kanosi, arrestohet 29-vjeçari
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


