Site icon Informohu siç duhet

Berisha për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Personalitet kryesor i së majtës shqiptare, reformoi PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke e përshkruar atë si një personalitet kryesor të së majtës shqiptare gjatë tranzicionit.

Në mesazhin e tij në Facebook, Berisha thekson meritat e Nanos në reformimin e Partisë Socialiste, integrimin e saj në forume të majta ndërkombëtare, si dhe pranimin e konceptit të rotacionit të pushtetit.

“Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”, shkruan Berisha.

Exit mobile version