Site icon Informohu siç duhet

Berisha për Dashnor Sulën: Të rreshtohesh me opozitën e opozitës s’është zgjidhja

Berisha për Dashnor Sulën: Të rreshtohesh me opozitën e opozitës s'është zgjidhja

Dashnor Sula dhe Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha sot në një konferencë për shtyp ka komentuar largimin e deputetit të PD-së Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat për ligjvënës në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Një pjesë nuk është e vërtetë se e kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurt. Një pjesë prej tyre ka thënë më përpara se nuk do të hyjnë në garë. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën zhvillohet jo nga opozita të opozitës, por në gjirin e aleancës më të fuqishme. Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja.”/Radar.al

Exit mobile version