Site icon Informohu siç duhet

Berisha nis konferencën me një minutë heshtje në nder të Margarita Xhepës

Berisha nis konferencën me një minutë heshtje në nder të Margarita Xhepës

Konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje në nder të aktores Margarita Xhepa.

Gjatë fjalës sës tij Berisha e cilëson Margaritën si një artiste të papërsëritshme e cila shndriti në qindra role në skenën e teatrit.

Berisha: Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjitha artdashësve, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa. Është një artiste e papësëritshme që shndriti në qindra role në skenën e teatrit dhe në filma, me një talent të rrallë, me një forcë intelekti të jashtëzakonshëm. Mbeti një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. E ndaj dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës, më të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar.

 LEXO EDHE:

Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Vd*kja e Margarita Xhepës/ Homazhet mbahen te Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit

Exit mobile version