Site icon Informohu siç duhet

Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE, ja kërkesa për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partisë Popullore Europiane (PPE) kërkoi dërgimin e një misioni verifikues në Shqipëri për të vlerësuar situatën politike dhe sociale në vend.

Berisha theksoi se zgjedhjet e fundit u zhvilluan në një atmosferë ku, sipas tij, shteti u përdor si një “trupë elektorale”, ku qeveria shfrytëzoi burimet financiare dhe administrativë për të manipuluar votën e qytetarëve. Ai akuzoi qeverinë për dhurime financiare dhe falje gjobash në prag të zgjedhjeve, si dhe për përdorimin e patronazhistëve me të dhëna personale për presion mbi votuesit.

Më tej, Berisha e përshkroi Shqipërinë si “narko-shtetin e vetëm në Europë”, duke akuzuar Kryeministrin dhe institucione të tjera shtetërore për përfshirje në trafikun e drogës, përfshirë dhënien e licencave për kultivimin e kanabisit në një shkallë të jashtëzakonshme dhe lidhjet me kartelin e drogës Sinaloa.

Kreu i PD-së kërkoi nga PPE-ja dhe partitë motra dërgimin e një misioni fakt-mbledhës, që sipas tij, është i domosdoshëm për të ndihmuar Shqipërinë, rajonin dhe Bashkimin Europian në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Exit mobile version