Site icon Informohu siç duhet

Berisha: Monika Kryemadhi t’u tregojë shqiptarëve pse i dorëzoi Ramës 460 mijë euro

Sali Berisha ka dalë sonte, 25 tetor me një thirrje të fortë për Monika Kryemadhin. Në një moment që Ilir Meta ndodhet në paraburgim, dhe deputetja e PL, me masë detyrim paraqitje, Berisha i kërkon Kryemadhit të informojë shqiptarët gjithçka di për kryeministrin Edi Rama.

Lefter Koka ‘i penduar i drejtësisë’? Pas deklaratës së fortë në gjyq, Berisha: Mos më bëj t’i them haptas!

Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro.

Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave.

“S’jam unë peshku i madh”/ A do ‘zbërthehet’ Lefter Koka nga burgu? Berisha: I erdhën mendtë dhe guximi

Unë e kuptoj  dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.

Dhe kur prokuroria se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës.

Por, çdo politikan është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

Exit mobile version