TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme. Sipas informacioneve, arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut.
Kujtojmë se Sali Berisha u lirua nga Apeli i GJKKO-së më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në “arrest shtëpiak”, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në “arrest shtëpie”.
Ish-Kryeministri duhet të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Ai paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji./Radar.al
Shuhet Margarita Xhepa/ Mbyllen homazhet, aktorja përcillet me duartrokitje dhe lule
Shoqja më e mirë e Ilaria Sulës: Ishte l*ftëtare, inteligjente dhe e pavarur