Pasi ditën e djeshme Kushtetuesja i dha pjesërisht të drejtë Berishës për ankimimin e tij se vendimi ndaj tij i SPAK me masën detyrim paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, ishte kundra ligjit.
Pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj dje, ditën e sotme nëpërmjet një konference për mediat Berisha ka reaguar ashpër.
Kreydemokrati shprehet se Irena dhe Dumani nuk mund të flasin për shkelje kur këta të dy kryejnë vetë diçka të tillë.
Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me katër mbiemra. Irena me 5 mbiemra, Dumani me pesë apartamentë. Kanë deklararuar shkeljen e parimit të porporcionalitetit. Gjykata shkrojti jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut. Ajo gjykatë, për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtimit të parlamentit, shkoi deri në shkallën absurde, të shpallë lirinë e lëvizjes, jo një liri jo individuale. Sipas saj, liria e lëvizjes nuk përfshihet në liritë personale apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës. Liria e lëvizjes, është liria më themelore. Ajo sanksionohet në Konventën e të Drejtave Evropiane të Njeriut. As në gjykatat naziste, nuk thuhet se liria e lëvizjes, nuk na qenka liri individuale.