TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat nga ku foli për pjesëmarrjen e tij në asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në në Portugali.
Berisha tha se njohi asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet për farsën elektorale, siç i cilëson ai zgjedhjet e 11 majit.
“Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, për sa u përket zgjedhjeve, karakterit, të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta. Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025. Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh. Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.”- tha kreu i PD-së./Radar.al


