Në një konferencë për mediat ditën e sotme, kryedemokrati Berisha reagoi në lidhje me akuzat e ngritura nga demokratët ndaj Jorida Tabakut, e cila rezulton gruaja politikane më e votuar në Shqipëri.
Berisha në fjalën e tij ceku akuzat e ngritura nga demokratja Kalaja, ppër të cilën u shpreh se nuk po bën gjënë e duhur.
“ Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri” theksoi Berisha.
Ndërsa më tej kryedemokrati pohon se Tabaku ka patur një nga fushatat më intensive ndaj e meriton fitoren.
Jo vetëm Kalaja, sipas Berishës, akuza dhe dyshime për fitoren e Tabakut janë ngritur dhe nga të tjerë.
Fjala e Berishës: Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme që në 4 vite është përballur direkt me kryeministrin më shumë se kushdo tjetër. Në atë linjën e saj që beson se është avokate, linjën e drejtësisë dhe paditë. Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri. E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive siç kam konstatuar. Çdo kandidat që ka pretendime, t’i verifikojë. Pavarësisht nga konsideratat që kam, mbroj parimet bazë. Ai që ka dyshime dhe t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit. Janë disa nuk është vetëm zonja Kalaja. Nuk jemi parti tu themi mos hap kutitë, atë nuk e themi kurrë. Kërko të drejtën tënde, ky është parimi im.

