Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

    Hodhën në erë diskon në Greqi/ Arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë, dëshmia: Morëm 5 mijë nga…

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Berisha-akuza partive të reja: Duan të zgrapin vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

    April 19, 2025
    Berisha-akuza partive të reja: Duan të zgrapin vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

    Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Kombinat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratat e kryesocialistit Edi Rama bërë me gratë në Korçë.

    Sipas tij, narrativa e kryeministrit bëhet pasi ai nuk ka projekt dhe nuk do që të bëhet debat për problemet e qytetarëve.

    “Pra në këto kushte ai nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë, këneta, zhabat, hardhucat, zhapikët. Tani meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën tjetër se po të mos jenë gratë burrat bëhen me bisht, burrat s’bëhen me bisht. Shiheni vetë ju. Pra, muhabete të tilla që si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja, të mos paraqitet projekt para jush. Janë 4 vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij.

    Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Ky është muhabeti i tij, se po të ikin gratë një muaj, kur të vijnë gjejnë njerëz me bisht. Pra një narrativë e turpshme, një narrativë prej… s’po e prish gojën për të thënë fjalën që meriton. Këto i bën për të mashtruar qytetarë”, tha Berisha.

    Sakaq, Berisha i shikon partitë e vogla si klonimet më të shëmtuara dhe më antidemokratike.

    Sipas tij, PD iu afrua të gjitha partive të vogla për koalicion, por nuk pranuan. Berisha tha se ato duan të marrin vota nga selia blu për të ndihmuar Edi Ramën.

    “Nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës. Ata janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion, por një gjë ta dini, të gjitha atyre forcave politike, jo PS-së dhe “bravës”, se “bravës” mos e pyet si është puna e tij, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por interesi juaj, interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe., i ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani?

    Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne në mënyrë që të ndihmojnë Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza që ne jemi kundra sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua këtë? Harron që kjo është shtesë talebanësh. Ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmbë për dhëmbë dhe që deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi e të nxorën jashtë nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë”, tha Berisha.

    kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

    January 23, 2026

    Hodhën në erë diskon në Greqi/ Arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë, dëshmia: Morëm 5 mijë nga…

    January 23, 2026

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    January 23, 2026

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.