Informohu siç duhet

Bëri ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Pojanit, AMP arreston një person

TROPOJË- Një person i akuzuar për ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Pojanit u arrestua nga Agjencia e Mbrojtjes Policore, ndërsa nën hetim u morën një efektiv policie dhe specialisti i Pyjeve.

Njoftimi i plotë i AMP-së:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.

Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘Quk  e Ibrahim Osës’, Bjeshkët  e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”./Radar.al 

EKSKLUZIVE/ Asambleja e PS do të mblidhet më datë 11 Shtator, zbulohet ora dhe vendi

Exit mobile version