Një 27-vjecar ka bërë një denoncim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij me vlerë 60 000 euro, për të përfituar kompensimin me të njëjtën vlerë.
Policisë Vlorë, ka marrë një denoncim nga shtetasi K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro.
Policia organizoi punën për zbardhjen e këtij rasti.
Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, mjeti u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë.
Automjeti tip “Range Rover”, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.