SHBA– Bianca Censori bëri bujë të madhe me “veshjen” e saj ose më saktë me paraqitjen totalisht nudo në tapetin e kuq në Grammy 2025.
Pas kësaj “furtune” të madhe lajmesh mediat e huaja kanë publikuar edhe detaje të reja mbi jetën dhe të kaluarën e saj.
Siç shkruan “Mirror”, babai i Sensory kishte qenë i burgosur në të kaluarën për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa xhaxhai i saj është një vrasës dhe pjesë e botës së krimit.
Bianca, një arkitekte 30-vjeçare është bërë kryefjalë ditët e fundit për daljet e saj publike. Që kur u martua me Ye në vitin 2022, Bianca është shfaqur me veshje teje ekstravagante, një vendim i saj që po shkakton shqetësim si tek ndjekësit gjithashtu edhe tek familja e saj. Prindërit e saj thuhet se janë të shqetësuar për të prej disa kohësh.
“Prindërit e saj janë të shokuar nga ajo që po shohin. Ata nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe mendojnë se ajo po kontrollohet,”-thanë burime pranë familjes së arkitektes.
Në vitin 1982, ai u dënua për posedim heroine dhe u dënua me pesë vjet në burg. Përveç kësaj vepre penale, ai është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe municione. Megjithatë, ai nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij me historik kriminal. Vëllai i tij, Eris Censori ishte një vrasës famëkeq.
Për Australinë, ai njihej me nofkën “Al Capone i Melburnit“. Për krimet e kryera, fillimisht ai u dënua me vdekje, por dënimi iu ndryshua me burgim përjetë. Por edhe vëllai i tyre i madh, Edmondo është dënuar gjithashtu në Victoria për sulm ndaj oficerëve të Policisë, vjedhje dhe kërcënime.
Për të gjitha sa fliten, “Mirror” ka kontaktuar me përfaqësuesit e Biancës për koment, por askush nuk është përgjigjur./Radar.al
PAMJET/ Bianca Censori shfaqet nudo në tapetin e Grammy 2025