TIRANË– Sot do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë, për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personat e tjerë për të cilën SPAK dha masë sigurie para disa ditësh.
Seanca ishte e parashikuar për dje por me një shtyrje me kërkesë të avokatëve të Beqajt, për të marrë më shumë kohë për leximin e akteve të dosjes, sot në këtë seancë do të bëhet rivlerësimi i masave të sigurisë, 3 me “arrest me burg” dhe “dy arrest shtëpie”.
Dy ditë më parë më 4 korrik 2024, sëbashku me ish- ministrin Beqaj u arrestuan dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi./Radar.al