Site icon Informohu siç duhet

Beogradi lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, nuk lejohet të udhëtojë për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, e cila do të zhvillohet në Leskovac për arsye sigurie.

Në stadium nuk do të jetë i pranishëm gazetari i njohur sportiv Arlind Sadiku, pasi ndaj tij ekziston një urdhërarrest në Serbi. Lajmin e ka bërë publik vetë Sadiku në një intervistë televizive në Kosovë.

“Jam interesuar përmes institucioneve serbe dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por ekziston një urdhërarrest ndaj meje, ndaj nuk do të më lejohet të udhëtoj,” deklaroi ai.

Ndeshja ishte parashikuar fillimisht të luhej në Beograd, por u zhvendos në Leskovac për çështje sigurie.

Exit mobile version