Site icon Informohu siç duhet

“Bën sikur e mbron”/ Bardhi ‘kunja’ Spiropalit për Ballukun, kryetarja e Kuvendit: S’i lexoni dot zemrat

“Bën sikur e mbron”/ Bardhi ‘kunja’ Spiropalit për Ballukun, kryetarja e Kuvendit: S’i lexoni dot zemrat

Elisa Spiropali, Belinda Balluku dhe Gazment Bardhi

TIRANË– Ditën e sotme gjatë seancës plenare Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, ku Zv.Kryeministrja Belinda Balluku është bërë objekt thumbash. Teksa Bardhi ka hedhur akuza ndaj Ballukut, Spiropali ka replikuar, ndërsa Kreu i Grupit të PD-së i është kthyer duke i thënë mos bëj sikur e mbro.

REPIKAT: 

Bardhi: Sa i takon problemeve tona në parti, ne jemi të hapur i bëjmë ato në publik. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, qe vriten dhe janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për të vrarë njeri-tjetrin, por pozojnë…

Spiropali: Z.Bardhi, ju lutem. Këto janë akuza të rënda, nuk janë retorikë politike. Ju lutem.

Bardhi: E para njëherë, sa përmend Belindën, bën sikur e mbron, e di shumë mirë se sa e do, ndaj të lutem më lër të mbaroj fjalën time.

Spiropali: Z.Bardhi, ju nuk i lexoni dot zemrat. S’e lexoni dot sa e dua unë zonjën Balluku.

Bardhi: Di ç’a thua ti privatisht. Jo, zemra unë nuk lexoj, por di ç’a thua ti dhe ajo privatisht për njera-tjetrën./Radar.al

Exit mobile version