Mbledhja me Fredi Belerin ka nisur pak pas orës 1 të drekës shkruan kështu media greke në fillim të artikullit për Belerin.
“Mitsotakis dëshmoi se është lider i gjithë helenizmit.”- tha Beleri për kryeministrin kur mbërriti në El. Venizelos.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.
Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ku është diskutuar mbi betimin në Parlamentin Europian, por edhe dënimit të Belerit në Shqipëri për korrupsion zgjedhor.