Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar ditën e sotme festën e Pashkëve për besimtarët ortodoksë dhe katolikë.
Begaj shkruan se ky është një kremtim i shpresës dhe i ringjalljes.
Nga ana tjetër Begaj uron festën duke ftuar shqiptarët të festojnë Pashkët me dashuri, kujdes dhe vëmendje ndaj njerëzve që kanë nevojë.
Statusi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë!
Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.
Drita dhe mirësia e kësaj feste ndriçofshin jetën e çdo besimtari të krishterë ortodoks, katolik e ungjillor shqiptar, dhe sjellshin paqe e bekime në familjet tuaja!
Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje ndaj atyre që keni përzemer dhe që kanë nevojë!
Gëzuar me këtë shportë të përgatitur me shumë dashuri nga disa zonja të besimit ortodoks, në respekt të traditës sonë të festimit!