TIRANË– Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ditën e sotme vizitoi Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë me rastin e festës së Pashkës, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët.
“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, shpresë, besim dhe gëzim. Kjo ditë është një thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve. “Uroj të gjithë besimtarët për shumë gëzim, begati e paqe në këto Pashkë të gëzuara.”-u shpreh Begaj.
Presidenti Begaj pati edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë: Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta, këtu, në vendin e tyre.
Kremtimit iu bashkua edhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, i cili përcolli urimin: Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë për të gjithë./Radar.al
Më mirë si pedagog apo si Kryeministër? Ish-studenti i Ramës: Trajner i jashtëzakonshëm
Helidon Haliti: Parashqevi Simaku është produkt i sistemit, do kishte sukses në ‘Hollywood’
Rozana Radi pas humbjes përballë Gjestit: E lumtur që fitoi, një rrugëtim i denjë deri në fund