Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Begaj dekretoi zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, Presidenca shpjegon arsyet

    October 1, 2025
    Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn

    Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor 2025 në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, vetëm pak ditë pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt.

    Vendimi vjen pas shpalljes së vakancës në kryeqytet, pasi Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave me motivin e mosparaqitjes në detyrë për 3 muaj rresht. Vetë ish-kryebashkiaku i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin.

    Në një reagim zyrtar, Presidenca sqaroi se Begaj ka verifikuar vetëm rregullshmërinë procedurale të ndjekur nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave, duke respektuar neutralitetin institucional dhe pa hyrë në meritat e çështjes.

    Sipas Presidencës, ky rast juridikisht ndryshon nga shkarkimet sipas nenit 115 të Kushtetutës:

    Shkarkimi për mungesë 3-mujore nuk i takon juridiksionit të Kushtetueses, por gjykatës administrative.

    Ankimimi nuk pezullon automatikisht vendimin, përveç nëse ka një urdhër të posaçëm të gjykatës.

    Deri në momentin e dekretimit, nuk ishte regjistruar asnjë ankim apo vendim pezullimi, ndaj Presidenti veproi brenda afatit ligjor 48-orësh për shpalljen e zgjedhjeve.

    Përveç Tiranës, zgjedhjet e pjesshme do të mbahen edhe në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

    Në fund të deklaratës, Begaj bëri thirrje për një fushatë të ndershme dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare në votime.

    Sqarimi i Presidencës:

    “Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për ‘mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’ përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi ‘për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve’ që parashikon neni 115 i Kushtetutës.”

    Kjo nënkupton se vendimi i qeverisë përmes VKM nr. 539, datë 25.09.2025, nuk bie në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, por në atë të gjykatës administrative.

    Ndryshe nga rastet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, ku një ankim pezullon automatikisht vendimin e shkarkimit, në rastet e tjera – si ai i Veliajt – pezullimi i vendimit ndodh vetëm me urdhër të posaçëm të gjykatës administrative.

    Presidenca shton se, deri në momentin e dekretimit të zgjedhjeve, nuk është regjistruar ndonjë ankimim pranë organeve kompetente gjyqësore dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tyre. Për rrjedhojë, Presidenti ka vepruar brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga marrja e njoftimit për shpalljen e zgjedhjeve.

    Krahas Tiranës, zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor do të mbahen edhe në bashkitë: Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

    Në fund të deklaratës, Presidenti Begaj ka bërë thirrje për një fushatë konkurruese dhe etike, në respekt të Kodit Zgjedhor, si dhe ka shprehur dëshirën që qytetarët të përfshihen gjerësisht dhe të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.

    begaj kushtetuesja Presidenti Tiranë Veliaj zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026

    Trump: SHBA do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.