Informohu siç duhet

Bebe Rexha shpërthen në lot dhe brohoritje pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë: O Zot, s’mund të duroj më!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka përjetuar emocione të forta pas triumfit historik të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 në Leskovac.

Në një video të publikuar në “Instagram Story”, artistja shfaqet duke ndjekur momentet e fundit të ndeshjes, ndërsa në ekran shihet rezultati në favor të kuqezinjve.

Teksa sekondat e fundit po mbylleshin, Bebe dëgjohet duke thënë plot emocion:
“O Zot, s’mund të duroj më, çfarë po ndodh!”.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, ajo shpërthen në brohoritje dhe festë bashkë me miqtë që ndodheshin pranë saj, duke e kthyer shtëpinë në një mini “stadium” ku mbizotëronin gëzimi dhe krenaria shqiptare.

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku figura të njohura shqiptare në mbarë botën kanë festuar këtë sukses të paharrueshëm.

Exit mobile version