Site icon Informohu siç duhet

BE shqetësohet për lirinë e medias: Ndryshimet në Kodin Penal mund të cenojnë të drejtat e qytetarëve

BE-ja kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për disa dispozita të reja në Kodin e Ri Penal të Shqipërisë, të cilat mund të ndikojnë negativisht mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtat e qytetarëve.

Në një reagim për Top Channel, BE-ja njoftoi se po analizon ndryshimet dhe vuri në dukje se disa amendamente, të propozuara nga grupi i punës, nuk përputhen me standardet evropiane. Bashkimi Evropian thekson rëndësinë e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës, ku të përfshihen institucionet e drejtësisë, media dhe shoqëria civile, për të garantuar një legjislacion cilësor dhe në përputhje me standardet e BE-së.

“Ky rishikim i Kodit Penal ka ndikim afatgjatë në shoqëri dhe sistemin e drejtësisë penale. Procesi i konsultimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent,” thuhet në reagim.

BE-ja gjithashtu inkurajon Shqipërinë të përqendrohet në ndryshimet ligjore që janë të nevojshme për të përmbushur kriteret e përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për anëtarësim.

Exit mobile version