Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    PS 83 deputetë! PD merr 50! Partitë e vogla 7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    BE miraton 13 milionë euro për ushtrinë dhe sigurinë në Shqipëri

    July 15, 2024
    BE miraton 13 milionë euro për ushtrinë dhe sigurinë në Shqipëri
    Demo

    Këtë të hënë Këshilli Evropian ka miratuar një paket ndihmash prej 13 milion eurosh për të mbështetur ushtrinë e Shqipërisë.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë e cilësuan se vendimin  si arritje historike për Shqipërinë.

    Gjithashtu fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

    “Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

    Këto fonde do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.

    Joseph Borrell, ka deklaruar se Shqipëria është partnere e besueshme për siguri.

    “Vendimi është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, ka thënë Borrell.

    Gjithashtu Shqipëria do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik.

    Forca tokësore shqiptare do të pajisjet me mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe pavarësisht kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve.

    Para tre muajsh, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka hartuar strategjinë ushtarake 2024-2033, sipas së cilës, deri në vitin 2033, në radhët e ushtrisë shqiptare të shërbejnë mbi 9 mijë e 500 vetë, nga rreth 6 mijë e 500 sa janë aktualisht.

    Përgjatë samitit që u mbajt në Uashington  pak ditë më parë, për 75-vjetorin e NATO-s, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Nënshkrimi i marrëveshjes konsiderohet mbështetje drejt vizionit që ka Shqipëria për Korridorin VIII si edhe të projektit për ndërtimin e Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

    Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pati thënë në qershor se Shqipëria është e vendosur për të transformuar forcat dhe kapacitetet ushtarake.

    Sipas tij, deri në vitin 2030 Shqipëria do të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”.

    13milon euro BE ushria shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    May 14, 2025

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    May 14, 2025

    PS 83 deputetë! PD merr 50! Partitë e vogla 7

    May 14, 2025

    Shqipëria shkon në finalen e Eurovizion! Cilat janë 9 vendet e tjera që u kualifikuan

    May 14, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.