Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE fiton kohë/ Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

    May 26, 2025
    BE fiton kohë/ Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

    Donald Trump, donte të vendoste tarifa për importet nga BE-ja brenda një jave. Por pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit von der Leyen, ai e shtyu datën për në 9 korrik.

    Në mosmarrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor. Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një “telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen,  siç e cilësoi ai bisedën.

    Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump, von der Leyen premtoi se bisedimet e nevojshme do të fillonin shpejt.

    Von der Leyen: Evropa ka nevojë për kohë

    Pak para njoftimit të Trump, Presidentja e KE,  von der Leyen kishte raportuar për një “telefonatë të mirë” me Trump. Në Platformën X, ajo shkroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushta në botë. “Evropa është e gatshme të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, vazhdoi ajo. “Për të arritur një marrëveshje të mirë, na duhet kohë deri më 9 korrik.”  Edhe ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil shprehu besim të dielën se të dyja palët do të arrinin një marrëveshje. “Jam optimist me kujdes se kjo do të ketë sukses”, tha politikani i SPD-së në televizionin gjerman. Jemi në një fazë vendimtare të negociatave.

    Të premten e kaluar (23.05.), Trump kishte kërcënuar papritur BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 1 qershori e dukej se kishte pak gatishmëri për kompromis. “Nuk po kërkoj një marrëveshje,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e justifikuar hapin drastik me negociatat e bllokuara.

    Çfarë do të thoshte një “luftë tarifash” me SHBA-në?

    Që një përshkallëzim i konfliktit të tarifave doganore me SHBA-në do ishte me pasoja negative për ekonominë gjermane dhe në veçanti për sektorë të caktuar kjo dihet. Produkte evropiane, psh. si ato nga Gjermania do të ishin dukshëm më të shtrenjta në SHBA nëse do të vendoseshin tarifat e larta ndëshkuese.

    Një studim i kohëve të fundit i porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar ka llogaritur skenarë të ndryshëm përshkallëzimi dhe ka përcaktuar sasinë e humbjeve të mundshme. Studimi u krye nga Gabriel Felbermayr, drejtor i institutit kërkimor Wifo në Vjenë, dhe një ekip nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Sipas studimit, industritë farmaceutike, automobilistike dhe të inxhinierisë mekanike në veçanti do të pësonin humbje të mëdha joproporcionale në rast të kthimit në realitet të skenarit të “luftës tarifore”.

    Llogaritjet u bënë mbi supozimin, nëse Trump do të vendoste tarifa shtesë me normë të sheshtë prej 25 përqind për të gjitha importet e mallrave nga BE-ja dhe nëse BE-ja do të përgjigjej me tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e mallrave nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, eksportet gjermane në SHBA në një rast të tillë do të binin me 43%, kurse produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë do të binte me 0,2%.

    Rainer Kirchdörfer, drejtues i Fondacionit të Biznesit Familjar, tha se SHBA-të po përdorin tarifat si një mjet shantazhi. Kjo çon në pasiguri të madhe. Kompanitë kanë interes për një marrëveshje të qëndrueshme me SHBA-në. “BE-ja duhet ta ndjekë këtë rrugë me guxim dhe mençuri”, citon “tagesschau” ekspertin./DW

    Hatërmbetja e Rozanës: Besa Kokëdhima ndryshoi këngën e Eurovisionit, s’na njoftoi!

    tarifat e reja kundër BE-së Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    November 8, 2025

    Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike/ Zelensky: Mbi 400 dronë u neutralizuan, disa raketa u rrëzuan

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.