Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shorti i Kupës së Botës 2026 dhe miqësia Trump-Infantino

    Këmbimi valutor 5 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot 5 Dhjetor 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

    July 16, 2025
    Paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së. Me sanksionet e reja synohet, që Rusia të ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta.

    Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën.

    Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusiatë ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë. KrahasSllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës.

    Sllovakia kërkon zhdëmtim financiar
    Kryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.

    Sinjal jo i mirë i BE-së
    E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme tha ajo që të bindet Sllovakia. Por kjo nuk ndryshon faktin, se BE-ja nuk paraqitet unike. Pikërisht në ditën kur presidenti i SHBA-së ndryshoi kursin, duke u shprehur për herë të parë me kritika ndaj presidentit rus Vladimir Putin, BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë rrjedhjen e parasë në arkat e luftës së Vladimir Putinit.

    Fico ka marrëdhënie të mira me Kremlinin

    Marrëveshja në BE u pengua nga Robert Fico, kryeministri që e tregon hapur afërsinë e tij me Putinin. Në fund të vitit të kaluar ai udhëtoi për në Moskë dhe u takua me Putinin. Të dy pozuan duke demonstruar harmoni. Takimi ngjalli indinjatë jo vetëm në BE, por edhe në Ukrainë. Përmbajtja e bisedimeve nuk u bë e ditur – përveçse dihet që është biseduar për furnizimet ruse me gaz në Sllovaki.

    Kush do t’i paguajë sistemet e SHBA-së të mbrojtjes nga ajri?

    Në takimin e ministrave të Jashtëm nuk arriti të sqarohet as çështja, se kush do t’i paguajë përveç Gjermanisë, armët e mbrojtjes nga ajri të tipit “Patriot” nga SHBA, që sikurse ofroi presidenti Trump, ato duhet të blihen dhe t’i furnizohen më tej Ukrainës. “Ne e përshëndesim vendimin e Trump për të furnizuar më shumë armë”, deklaroi Kallas, “por do të dëshironim, që kostot të ndahen”. Këtë në fakt e ka përjashtuar presidenti i SHBA-së. Ai miraton eksportin, por pagesën duhet ta bëjnë partnerët e NATO-s. Deri tani vetëm Gjermania ka siguruar se do të paguajë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se do të blejë edhe dy sisteme të tjera të tipit “Patriot” nga SHBA, për të mbështetur Kievin. Më parë qeveria e kancelarit Scholz i furnizoi Ukrainës tre sisteme “Patriot”.

    Kostot për këto sisteme bashkë me municionin llogariten rreth një miliard dollarë. Vendet partenre në NATO Danimarka dhe Holanda janë shprehur gjithashtu pozitivisht dhe duan të shqyrtojnë mundësitë e financimit në vend. Si Danimarka edhe Holanda parimisht qysh përpara dy vjetësh kanë lënë të kuptohet se kanë gatishmëri për pjesëmarrje në funrizimet me sistemet “Patriot”./DW

    V*asja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

    BE Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shorti i Kupës së Botës 2026 dhe miqësia Trump-Infantino

    December 5, 2025

    Këmbimi valutor 5 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    December 5, 2025

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot 5 Dhjetor 2025

    December 5, 2025

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    December 5, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 5 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 4 Dhjetor 2025

    Dy shenjat e horoskopit që duhet të jenë të kujdesshme sot: paralajmërime për energji të paqëndrueshme dhe rreziqe

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.