Site icon Informohu siç duhet

“BE e padrejtë ndaj nesh”/ Rama: Shqiptarët s’mund të kenë plan B! Është çështje jetë a vdekje

"BE e padrejtë ndaj nesh”/ Rama: Shqiptarët s’mund të kenë plan B! Është çështje jete a vdekje

Edi Rama

LUKSEMBURG– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Luksemburgu se Shqipëria nuk ka plan B, përveçse anëtarësimit në BE.

“Është e vërtetë që herë herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, u tregua e padrejtë ndaj nesh. Ne shqiptarët nuk mund të kemi plan BE kur bëhet fjalë për liri individuale, sundimin e ligjit, historia na ka mësuar se nuk mund të garantohet jashtë sferës së BE. Këto janë A, B, C e mënyrës së jetës europiane. Zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë n ëBE do të hiqje dorë nga mënyra e jetesës së fundmi zgjodhëm pasi duruam, epoka errësire që na u imponua. Nuk është retorikë pro europiane. Është çështje jete a vdekje për ëndrrën tonë që tu lëmë brezave të ardhshme  një vend ku liria e fjalës është e padiskutueshme, ku sundimi i ligjit respektohet dhe funksionon demokracia.“-shprehet Rama.

Exit mobile version