GJIROKASTËR– Ditën e sotme Bashkia e Gjirokastrës ka nisur një aksion në tregun rom të qytetit. Bëhet me dije se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për pastrimin e e territorit.
Një tregtar u shpreh se aksioni është paralajmëruar prej 4 ditësh nga Bashkia.
Disa tregtarë kanë shfaqur pakënaqësi duke u shprehur se në këtë treg punojnë për bukën e gojës.
“S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë. Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam.”- thonë ata./Radar.al


