KOSOVË– Këtë të 14 Korrikut në orën 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës vijon seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.
Bazuar në atë që thotë juristja Flutura Kusari, gjatë seancës pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në agjendë. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të saj në rrjetin social Facebook.


