Ditën e sotme GJKKO caktoi masën “arrest me burg” ndaj ish-policit, Altin Morina.
Morina u arrestua një ditë më parë pasi u shpall në kërkim nga operacioni “Revanshi”.
Ish-polici dyshohet se kultivoi kanabis me Durim Bamin, figurën e njohur kriminale e zonës së Niklës.
Ish-efektivi është arrestuar edhe më herët nga policia.
Në mars të vitit 2023 ai u prangos pasi në makinën me të cilën po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit iu gjetën 113 mijë euro.
Më pas gjykata e la të lirë duke caktuar detyrim paraqitje, pasi Morina pretendonte se shuma e parave ishte marrë hua tek një miku i tij biznesmen, për arsye shëndetësore.