Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjet Basha i është përgjigjur me ironi kryeministrit.
Politikani u shpreh se si ministër i Jashtëm “duke flejt gjumë” ai futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian.
Më tej ai vijon duke ironizuar kryeminisrin i cili ka premtuar se së shpejti do të mundësojë intergimin e Shqipërisë në BE.
Basha thotë se një homolog i kryeministrit, ku Rama ulet me të në të vetmen tavolinë Euroatlantike që e gjeti gati si ajo e NATO-s, i ka thënë se “në fillim qeshnin me shakatë e Ramës, tani qeshin me Ramën”.
Si zakonisht Basha e mbyll replikën me një mesazh për Ramën se e ka marrë vesh e gjithë bota se 7×7 = 313-të.
Reagimi i Plotë: O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Kurse ti zgjuar, çfarë arrite? Lali Eri tek vendi, Ilir Beqja tek vendi, Saje Qorin tek vendi, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka tek vendi.
Për të mos llogarit pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame, se për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame. Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i joti kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati.
Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7×7 = 313-të Rame.


