Barcelona ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për të ardhmen: sulmuesi 19-vjeçar Roony Bardghji vjen nga Copenhagen dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2029.
Në njoftimin zyrtar, klubi katalanas thekson cilësitë e tij si lojtar i krahut të djathtë: shpejtësia, aftësia për të shënuar dhe për të kaluar kundërshtarët një kundër një.
“Roony Bardghji është një talent i madh me shumë potencial për të ardhmen. Driblimi dhe dinamizmi i tij në krah mund të bëjnë diferencën në sulmin tonë,” shkruan Barça.
Megjithëse sezonin e kaluar luajti vetëm 5 ndeshje me ekipin danez, Bardghji shihet si një investim strategjik për të ardhmen e klubit.


