Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të hënë vendin tonë, ku një të mituri i është marrë jeta nga bashkëmoshatari.
Një goditje fatale me thikë në zemër bëri që 14-vjeçari të humbë jetën fare pranë dyerve të një institucioni arsimor.
Kujtojmë që sot 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar disa 14-vjeçarë, për pasojë ka mbetur i vrarë një prej të miturve.
Një grua e zonës ka treguar atë që i kanë parë sytë në ato sekonda tmerri.
“Po ziheshin me ulërima dhe fjalor të tmerrshëm dhe ndiqnin njëri-tjetrin me vrap. Zbrita për të parë çfarë bëhej. Njerëzit mundoheshin të lajmëronin policinë pasi djali ishte në tokë, një kalimtare e rastit mori njërin me makinë ndërsa tjetrin e çuan te ambulanca. Këtu ishte një kaos i tmerrshëm dhe në momentin që të parin e nisën për në spital këtu nuk kishte as polici as ambulancë. Zakonisht këtu vijnë grupe të mëdhaja 14-vjeçarësh që zihen me njeri-tjetrin”.

