Natyra ka ndërhyrë me mënyrën e saj më të mirë për t’u përballur me sfidat: vetërigjenerimin. Pas ditësh të tëra me zjarre masive në Delvinë dhe rrethinat e qytetit të gurtë, pasditen e sotme në Gjirokastër kanë nisur reshjet e shiut, të cilat pritet të luajnë një rol vendimtar në shuarjen e vatrave ende aktive.
Pamjet e siguruara nga Radar.al tregojnë se pikat e para të shiut kanë nisur në qytet, duke rritur gjasat që situata me flakët të përmirësohet ndjeshëm.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Delvina dhe rrethinat e Gjirokastrës u përballën me zjarre të shumta, që dogjën qindra hektarë tokë, pyje dhe banesa, duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe grupeve operacionale. Në terren ishin angazhuar dhjetëra efektivë dhe mjete ajrore, por intensiteti i lartë i flakëve e bënte shuarjen e tyre jashtëzakonisht të vështirë.


