Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bankat në dilemë: Të gjobiten nga Konkurrenca apo nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave?

    April 25, 2025

    TIRANË– Bankat tregtare janë vendosur në mes të konflikti të paprecedent ligjor mes Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Në muajin mars të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim të thelluar ndaj bankave tregtare në tregun e sigurimit të jetës për kredinë. Si pjesë e hetimit, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga bankat informacion mbi të gjitha kontratat e sigurimit të jetës për kreditë, të lidhura që nga fillimi i vitit 2022. Informacioni përfshin edhe gjeneralitetet e klientëve dhe numrat e tyre të kontaktit.

    Në përgjigje të kësaj kërkese, bankat, nëpërmjet Shoqatës së tyre, kanë kërkuar një interpretim ligjor nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse të dhënat në fjalë mund t’i vendosen në dispozicion Autoritetit të Konkurrencës.

    Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se, në përgjigje të kësaj kërkese, Komisioneri është shprehur se të dhënat personale nuk duhet t’i përcillen Autoritetit të Konkurrencës dhe në informacionin e dërguar këto të dhëna duhet të jenë të anonimizuara ose të fshira.

    Bankat i kanë përcjellë Autoritetit të Konkurrencës qëndrimin e Komisionerit, por ky institucion ka përsëritur kërkesën për vendosjen në dispozicion të informacionit të kërkuar, duke paralajmëruar bankat se, në rast të kundërt, mund të sanksionohen me gjobë në masën 1% të xhiros vjetore, siç parashikon ligji “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

    Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se ligji i detyron ndërmarrjet të japin të gjithë informacion e kërkuar dhe se nga ky detyrim nuk përjashtohen të dhënat personale të shtetasve.

    Detyrimi i subjekteve për të dhënë informacion është i parashikuar në nenin 33 të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, që përcakton se “në çdo kohë, Autoriteti, me anë të një kërkese të sekretariatit ose të komisionit, mund t’u kërkojë të tretëve, ndërmarrjeve ose grupimeve të ndërmarrjeve, t’i sigurojnë të gjitha informacionet e nevojshme, për zbatimin e këtij ligji, përfshirë edhe ato, të cilat përmbajnë sekrete tregtare”.

    Megjithëse ligji nuk shprehet në mënyrë eksplicite për të dhënat personale, Autoriteti i Konkurrencës gjykon se ato nuk janë të përjashtuara nga detyrimi për informim dhe në këtë rast i vlerëson të domosdoshme për kryerjen e hetimit.

    Afati fillestar për dorëzimin e informacionit ishte data 24 prill, ndërsa në komunikimin e fundit Autoriteti i Konkurrencës u ka lënë bankave edhe gjashtë ditë kohë, deri në datë 30 prill për të dorëzuar informacionin, ose në të kundërt mund të përballen me sanksione.

    Megjithëse dy institucionet janë vënë në dijeni për qëndrimet respektive, deri tani ato nuk kanë ndërmarrë asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Në komunikimin shkresor me Komisionerin, Shoqata e Bankave ka vendosur si palë për dijeni edhe Autoritetin e Konkurrencës. Ndërsa Komisioneri, në përgjigjen e tij i është drejtuar vetëm Shoqatës dhe nuk ka përfshirë në korrespondencë Autoritetin e Konkurrencës.

    Bankat janë vendosur në një situatë paradoksale. Në rast se refuzojnë të japin informacionin e kërkuar, rrezikojnë të gjobiten nga Autoriteti i Konkurrencës.

    Në rast se e japin informacionin e kërkuar, rrezikojnë të gjobiten nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, që reflekton rregulloren e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), parashikon gjoba që mund të arrijnë deri në 20 milionë euro.

    Bankat tregtare po konsiderojnë një reagim të koordinuar në këtë rast dhe një nga alternativat është kundërshtimi i urdhrit të Autoritetit të Konkurrencës në Gjykatën Administrative./Monitor

     

    bankat Mbrojtja e te Dhënave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.