Site icon Informohu siç duhet

Banka e Shqipërisë tërheq mbi gjysmë miliardë euro nga tregu, por euro vijon të zhvlerësohet me 2.84 lekë në 8 muaj

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa të forta për të rritur rezervën valutore dhe për të frenuar dobësimin e monedhës europiane, duke blerë mbi 500 milionë euro deri në fillim të gushtit. Këto blerje janë realizuar kryesisht përmes ankandeve të rregullta dhe atyre jashtë radhe gjatë muajve të fundit.

Megjithatë, analizat e tregut valutor tregojnë se euro ka vijuar të zhvlerësohet, pavarësisht ndërhyrjeve. Pas një kulmi prej 100.06 lekësh në fund të janarit, euro ka pësuar luhatje dhe ka rënë gradualisht në 97.22 lekë, niveli më i ulët ndonjëherë për vitin 2025. Në total, në 8 muaj euro është dobësuar me 2.84 lekë.

Sezoni veror dhe shtimi i valutës nga turistët duket se kanë rritur ofertën e euros në treg, duke ndikuar në rënien e kursit të këmbimit. Megjithëse Banka Qendrore synon të blejë gjatë vitit 2025 një total prej 270-350 milionë eurosh për të stabilizuar tregun, masat e deritanishme kanë shërbyer më shumë për të mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm sesa për të ringritur euro ndaj lekut.

Shqipëria mbetet me një sasi të madhe eurosh në ekonomi, të cilat vijnë nga turizmi, investimet e huaja, remitancat dhe paraja informale.

Exit mobile version