Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Banka e Shqipërisë: Kredia në Euro po rritet për të dytin vit radhazi

    December 9, 2025

    Kredia në Euro është në rritje për të dytin vit radhazi, e mbështetur nga normat e ulëta të interesit dhe kërkesa e lartë për hua në segmentin e biznesit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor kredia në monedhën europiane arriti shifrën e barazvlefshme të 352.2 miliardë lekëve.

    Kredia në Euro është në rritje me 8.1% me bazë vjetore. Rritja madje është përmirësuar më tej nga niveli prej 7.3% i një viti më parë.

    Megjithatë, rritja e paraqitur në Lekë është ende e ndikuar nga efekti i kursit të këmbimit. Këtë vit, Leku ka vijuar të forcohet ndaj Euros, ndonëse me ritme më të ngadalta. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, rritja vjetore e portofolit të kredisë në Euro do të ishte afërsisht 10%.

    Rritja e kredisë në Euro në dy vitet e fundit mund të shpjegohet me disa faktorë. Kreditimi i ekonomisë në tërësi, në të gjitha monedhat, po rritet me ritme dyshifrore.

    Statistikat tregojnë se rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë në tetor ishte në nivelin 12.1%, duke qëndruar pranë niveleve më të larta në lart në më shumë se 16 vjet.

    Rritja me ritme relativisht të larta të ekonomisë dhe gjendja e mirë e bilanceve të sektorit bankar kanë mbështetur përshpejtimin e kreditimit të sektorit privat.

    Një faktor që e ka ndikuar në mënyrë më specifike kreditimin në Euro është rimëkëmbja e kreditimit të biznesit. Duke qenë se kërkesa për kredinë në Euro në pjesën më të madhe vjen nga bizneset, rritja e kreditimit në këtë segmet të tregut ka ndikuar edhe në rritjen e kredisë në Euro.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në Euro për bizneset është rritur me 8.7% me bazë vjetore. Nëse shtojmë edhe efektin e kursit të këmbimit, rritja e kredisë për biznesin në monedhën europiane do të shkonte në rreth 11.5%.

    Gjendja e likuiditetit në Euro e sektorit bankar është mjaft e mirë, e mbështetur nga rritja me ritme dyshfrore e depozitave në monedhën europiane gjatë viteve të fundit. Ky faktor e ndikon pozitivisht edhe ofertën për kredi në Euro.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në monedhën europiane në fund të tetorit të këtij viti arriti në 8.67 miliardë euro, në rritje vjetore me 8%. Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht kërkesën për kredi në Euro është edhe rënia e normave të interesit. Duke filluar nga mesi i vitit 2022, normat e interesit të Euros kishin filluar një rritje të shpejtë, duke ndjekur linjën e politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane (ECB). Kjo solli një frenim të fortë të kreditimit në Euro gjatë vitit 2023

    Por, rritja e normave të interesit arriti pikun në shtator 2023, ndërsa që nga mesi i vitit 2024  ECB-ja nisi uljen e tyre.

    Kjo është reflektuar edhe në normat e interesit në tregje. Treguesi kryesor benchmark, Euribori, ndodhet pranë niveleve më të ulëta në tre vitet e fundit. Në këto kushte, kredia në monedhën europiane është perceptuar përsëri e leverdishme nga huamarrësit./Monitor

    banka e shqiperise Kredia në euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.