Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë e mban normën bazë të interesit në 2.75%

    December 19, 2024
    Banka e Shqipërisë e mban normën bazë të interesit në 2.75%

    TIRANË- Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2025. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 270-350 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.

    Objektivi i blerjeve është rritur me 20 milionë euro krahasuar me vitin 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Për vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka një objektiv të shpallur blerjesh të valutës në intervalin midis 250 dhe 330 milionë eurove.

    Gjatë vitit 2025, janë programuar gjithsej 22 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në muajt korrik dhe gusht do të zhvillohen përkatësisht tre ankande për blerje valute.

    Shuma e planifikuar për të blerë në raundin e parë në secilin ankand do të jetë në intervalin midis pesë dhe dhjetë milionë eurove, shumë kjo e njëjtë me ankandet e vitit 2024. Megjithatë, rregulloret i lejojnë Bankës së Shqipërisë të kryejë edhe blerje në një raund të dytë, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë.

    Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

    Sipas informacionit zyrtar të publikuar deri tani, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024 Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.

    Gjatë vitit 2024, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka realizuar blerjet më të mëdha të valutës në historinë e saj, si në formën e blerjeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ashtu edhe në blerjet direkte për të ndikuar nivelin e kursit të këmbimit Euro-Lek.

    Duke filluar nga muaji maj, Banka e Shqipërisë nisi blerjet direkte, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor. Faza e parë e blerjeve direkte zgjati deri në fillim të muajit gusht.

    Pasi Banka e Shqipërisë ndërpreu blerjet direkte, kursi i euros ra gradualisht poshtë nivelit të 100 lekëve. Por, në muajin tetor, Banka e Shqipërisë ka konstatuar një forcim të presioneve rënëse mbi kursin e euros dhe ndërhyri përsëri në treg, por me blerje në vlera më të ulëta. Kursi i këmbimit të euros këtë vit ka prekur nivelet më të ulëta historike, duke arritur pranë kufirit të 98 lekëve./MONITOR

    banka e shqiperise norma bazë e interesit në 2.75%
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.