Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë: Bien yield-et e obligacioneve 10-vjeçare

    March 5, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave dhe iu afruan nivelit më të ulët në historinë e tyre. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në rihapjen e ankandit të obligacioneve 10-vjeçare, yield-i uniform i pranuar ra në 4.72%, nga 5.15% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në janar të këtij viti.

    Yield-i i këtyre instrumenteve i është shumë afër nivelit minimal historik prej 4.7%, që ishte regjistruar një vit më parë.

    Edhe ankandi i obligacioneve 10-vjeçare u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë e investitorëve të interesuar. Nga 3.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në rreth 5.27 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit me afërsisht 10%, brenda intervalit të lejuar nga rregullorja e ankandit, për një shumë totale prej 3.85 miliardë lekësh.

    Një ecuri të ngjashme po shfaqin edhe instrumentet e tjerë të borxhit qeveritar. Në fillim të kësaj jave, në rihapjen e ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, yield-i uniform i pranuar ra në 6.2%, nga 6.72% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në janar të këtij viti.

    Edhe në tremujorin e parë të këtij viti, tregu i bonove dhe obligacioneve po karakterizohet nga likuiditet i bollshëm dhe kërkesë e lartë nga investitorët. Kjo kërkesë po i shtyn akoma më shumë në ulje yield-et e titujve dhe po ul çmimin e huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. As përqendrimi relativisht i lartë i huamarrjes së qeverisë në tremujorin e parë të vitit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të zhvendosur në rritje yield-et.

    Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar vlerësohet të vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përbën rreth 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara.

    Edhe tremujori i parë i këtij viti po konfirmon tendencat në rënie të yield-eve. Kjo përcakton jo vetëm koston e borxhit të qeverisë, por është një referencë edhe për kosto e huamarrjes së sektorit privat. Normat e ulëta të interesit po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë, sidomos në segmentin e familjeve.

    Tensionet gjeopolitike dhe rritja e çmimit të naftës kanë shtuar rreziqet e një skenari me rritje të inflacionit gjatë këtij viti, por, për momentin, tregu i brendshëm nuk po e reflekton një shqetësim të tillë në çmimin e kërkuar për të financuar borxhin afatgjatë të qeverisë./Monitor

    banka e shqiperise Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.