MALISHEVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë të Kosovës ku një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë. Bazuar në informacionet paraprake, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në lagjen “Mirdita”.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.”– tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për
“Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”-deklaroi ai./Radar.al

