Site icon Informohu siç duhet

Balluku takon homologun në Bernë: Shqipëria dhe Zvicra hapin rrugën për bashkëpunim ekonomik dhe hekurudhor

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim në Bernë me homologun zviceran, ministrin Federal të Transportit, Energjetikës dhe Mjedisit, Albert Rösti.

Gjatë takimit u diskutua mundësia e një marrëveshjeje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik, duke u bazuar në praktikat e suksesshme që Shqipëria ka me SHBA, BE, Francën dhe vende të tjera.

Balluku dhe Rösti shkëmbyen ide mbi forcimin e bashkëpunimit në sektorin e transportit, me theks të veçantë në zhvillimin e hekurudhës shqiptare. Objektivat përfshijnë modernizimin e rrjetit hekurudhor, përmirësimin e shërbimeve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke përfituar nga eksperienca zvicerane në këtë fushë.

“Fokus i bisedës ishte modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe ndërlidhjes rajonale,” deklaroi Balluku.

Exit mobile version