Site icon Informohu siç duhet

Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

Përplasja virtuale Balla-Lapaj/ Nga gafat në matematikë te pagesat për “non-gratën” e Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila rrëzoi masat disiplinore ndaj deputetëve të opozitës.

Në një videomesazh, Balla e ka cilësuar vendimin si “lajthitje në objekt”, duke pretenduar se gjykata ka ndërhyrë në kompetencat ekskluzive të Kuvendit.

Sipas tij, masat disiplinore të marra ndaj deputetëve që bllokuan punimet parlamentare dhe përdorën flakadanë janë tërësisht në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe standardet e funksionimit parlamentar.

Balla theksoi se, sipas parimit të “autodichia”-s, çështjet disiplinore brenda parlamentit trajtohen vetëm nga vetë institucionet parlamentare dhe nuk mund të shqyrtohen nga gjykatat, përveç rasteve kur kjo parashikohet shprehimisht në ligj ose Kushtetutë.

Ai shtoi se kjo praktikë është e ngjashme edhe me modele të vendeve të BE-së si Italia dhe Franca, ku masat disiplinore ndaj deputetëve trajtohen brenda vetë institucioneve parlamentare.

Në fund, Balla ngriti pyetjen nëse institucionet e drejtësisë apo organet e vettingut do të reagojnë ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar situatën si një precedent problematik për raportin mes pushteteve.

Exit mobile version