Site icon Informohu siç duhet

“Babi, mos bëj asgjë!”/ Momenti tronditës në gjyq, u shpall fajtor për atentatin ndaj Trump, 59-vjeçari bën veprimin ekstrem

Një skenë tronditëse u regjistrua të martën në një gjykatë federale në Florida, kur Ryan Routh, 59 vjeç, i shpallur fajtor për tentativë vrasjeje të presidentit Donald Trump, tentoi të vetëvritej sapo juria lexoi vendimin.

Sipas mediave amerikane, pak çaste pas shpalljes së fajësisë dhe ndërsa po largohej nga salla, Routh mori një stilolaps dhe tentoi të godiste veten në qafë. Rojet e sigurisë reaguan menjëherë, duke e ndaluar dhe larguar me forcë jashtë sallës, ndërsa vajza e tij, Sara Routh, bërtiti me dëshpërim: “Babi, të dua! Mos bëj asgjë! Do të të nxjerr unë jashtë. Ai nuk i bëri dëm askujt!”

Vetëm disa minuta më pas, Routh u rikthye në sallë i prangosur, pa xhaketën dhe kravatën e mëparshme, ndërsa këmisha e bardhë ishte e paprekur. Gjykatësi caktoi datën 18 dhjetor për shpalljen e dënimit, ku ai rrezikon burgim të përjetshëm.

Pas një gjykimi dyjavor, juria e shpalli fajtor për pesë akuza federale, duke përfshirë tentativë vrasjeje, sulm ndaj një oficeri federal dhe krime me armë zjarri.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen shëndetësore të Routh pas tentativës së vetëvrasjes.

Exit mobile version