Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    G Bani tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me s*lme personale

    Heroi i sfidës me Serbinë/ Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin! Silvinjo? Edhe po të mos kishte dhënë leje…

    Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Babai shqiptar në grevë urie prej 17 ditësh në Greqi, përkeqësohet gjendja shëndetësore, refuzon ndihmën mjekësore

    October 1, 2025

    Gjendja shëndetësore e Pano Ruçit, babait të Denis Ruçit — një prej viktimave të tragjedisë hekurudhore në Tempé të Greqisë — është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa ai ndodhet në ditën e 17-të të grevës së urisë. Kombëtar grek i Urgjencës (EKAV) ka njoftuar se Ruçi ka refuzuar t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe analizave laboratorike, pavarësisht gjendjes së tij të rënduar.

    Pano Ruçi po zhvillon grevën në sheshin “Sintagma” të Athinës, duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të të birit, kërkesë që ai e konsideron të domosdoshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

    Mjekët që ndjekin rastin kanë paralajmëruar për rrezik serioz për shëndetin e tij dhe i kanë kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë për të shmangur pasoja të parikuperueshme. Sipas tyre, pesha trupore e Ruçit është nën kufirin e pritshëm për një person në grevë urie për kaq ditë, ndërsa ai vuan edhe nga sëmundje kronike.

    Pano Ruçi aktualisht përballet me hipotension ortostatik, hipoglicemi, dobësi kardiake dhe një sistem imunitar të dobët, çka e bën veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve të menjëhershme.

    EKAV njoftoi se, pas një pauze të shkurtër në një hotel mëngjesin e sotëm, ai është rikthyer në shesh për të vijuar protestën. Shërbimi Kombëtar i Urgjencës ka vendosur ekipe ambulancash dhe motoçikletash në gatishmëri të përhershme në zonën e Sintagmës, për të monitoruar shenjat jetësore të Ruçit në intervale të rregullta.

    Megjithatë, deri më tani ai ka refuzuar çdo lloj kujdesi mjekësor dhe nuk ka pranuar të kryejë kontrolle laboratorike, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e mundshme emergjente në rast përkeqësimi të menjëhershëm.

    babai shqiptar greqi Pano Ruçi Tempi tragjedia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    G Bani tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me s*lme personale

    October 12, 2025

    Heroi i sfidës me Serbinë/ Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin! Silvinjo? Edhe po të mos kishte dhënë leje…

    October 12, 2025

    Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    October 12, 2025

    Fitorja e Kombëtares/ Luiz Ejlli: Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë por…

    October 12, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi October 3, 2025

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    Në zemër të kryeqytetit, aty ku qyteti takohet me natyrën, po ngrihet një projekt që…

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Profesori i njohur godet Akademinë e Shkencave: Shoferi i kryetarit dorëzoi 6 zarfe…

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Kushtoni vëmendje gjendjes shpirtërore, horoskopi 10 Tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Tetor 2025

    Parashikimi i horoskopit, 7 Tetor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.